S’kisha fare punë ndaj Atleticos! – Indeksonline.net

S’kisha fare punë ndaj Atleticos! – Indeksonline.net

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Atletico Madridit, duke siguruar kështu kualifikimin në finale të Copa del Rey.

Portieri polak, Wojciech Szczesny gjatë një interviste tregoi se s’kishte fare punë, shkruan Indeksonline

Atletico Madrid nuk pati asnjë goditje në portë dhe për këtë ish-portieri i Juventusit thotë se nuk pati hiç punë.

“Nuk bëra asnjë pritje ndaj Atletico Madridit. Ne nuk pranuam asnjë goditje në portë. Unë bëja kinse po bëja diçka…”, tha Szczesny

Kujtojmë që Barcelona në finale të Kupës së Spanjës do të luajë ndaj Real Madridit, “El Clasico” kjo që zhvillohet më datën 26 prill./Indeksonline/