E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizSkiatori britanik gjendet i vdekur në Alpet franceze

Skiatori britanik gjendet i vdekur në Alpet franceze

Një skiator britanik është gjetur i vdekur në fund të një shkëmbi pranë vendpushimit të skive Avoriaz në Alpet franceze, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë.

Trupi i 23-vjeçarit, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, u gjet të hënën në fund të një shkëmbi pranë qytetit Morzine, në rajonin Portes du Soleil, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori  Xavier Goux-Thiercelin, konfirmoi vdekjen të premten dhe forcat e policisë lokale po udhëheqin një hetim për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së skiatorit.

Sipas mediave lokale, besohet se burri vdiq pasi ra aksidentalisht nga shkëmbi më 16 shkurt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498