Sunny Hill Festival po i bën përgatitjet e fundit për natën e parë të festivalit, që starton sonte me energji të jashtëzakonshme dhe atmosferë elektrizuese.
Kompanitë e suksesshme si Comodita, Home Prince, ArtMotion, Prince Caffe, si dhe Klan Kosova janë bërë pjesë e festivalit, duke sjellë përmbajtje unike, hapësira kreative dhe shumë surpriza për publikun.
Përfaqësuesit e këtyre markave kanë zbuluar disa nga risitë që do t’i presin vizitorët gjatë tri netëve të festivalit, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Comodita ka transformuar një hapësirë të zakonshme në një skenë magjike dhe komode, ku publiku mund të relaksohet dhe të shijojë çdo moment.
Shqipe Berisha nga Comodita Home, theksoi se arsyeja kryesore për të qenë pjesë e “Sunny Hill” është mbështetja e vazhdueshme për artin, kulturën dhe rininë.
KlanKosova, përmes emisionit “Prive”, do të sjellë një edicion special nga ora 22:00, me momente të papara nga secili detaj, tregoi gazetari Vlorjan Halili.
Ndërsa të shtunën dhe të dielën, transmetimet dhe aktivitetet fillojnë që nga ora 19:00.
Magjia nuk ndalet as në shijen e kafesë, Prince Caffe ka krijuar një kënd të posaçëm ku vizitorët do të mund të shijojnë kafenë e tyre të preferuar para se të fillojnë netët plot muzikë dhe gjallëri.
“Kemi krijuar hapësira të ngrohta për të sjellë relaks dhe shije, përpara se të fillojë festa,” tha Rita Emiri nga kompania.
The post Skenë magjike nga Comodita Home, hapësirë e veçantë nga Prince Caffe – Sonte në Prive edicioni special për Sunny Hill appeared first on Klan Kosova.