Figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale në qytetin e Lezhës.
Pas 7 vjetësh pritjeje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të heroit kombëtar, shkruan rtk, transmeton Klankosova.tv.
Skulptori thotë se përmes kësaj shtatoreje, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur është kthyer nga Turqia dhe mblodhi princat shqiptarë, më 2 mars 1444.
“Vepra është menduar të jetë përballë Memorialit, që të kenë një harmoni me të. Ãshtë momenti kur Skënderbeu erdhi nga Turqia, në datën e shënuar, 2 mars 1444, në Kuvendin e Lezhës,” shprehet Pepa.
Duke iu referuar kësaj shtatoreje, përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se në këtë mënyrë Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpinë e tij”.
“… në qytetin e tij të dashur, në Lezhën e tij, ku lidhen dy ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij: Besëlidhja e Lezhës dhe vdekja e varrosja këtu, përderisa e ka zgjedhur si banesë të fundit dhe hodhi themelet e para të shtetit të mirëfilltë shqiptar, arbër,” tregon Zefi.
Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019 në sheshin që mban emrin e heroit, por sipas Ministrisë së Kulturës, zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton për vendosjen e tij.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>