E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizSkenderbeu apo Edi Rama? ftyra misterioze, ndez debatin në rrjet? (VIDEO)

Skenderbeu apo Edi Rama? ftyra misterioze, ndez debatin në rrjet? (VIDEO)

Edi Rama, kryeministri shqiptar, ka qenë pjesë e një debati të nxehtë në rrjetet sociale pas prezantimit të një objekti nnë Tiranë, ku disa përdorues të internetit kanë sugjeruar se figura e Skënderbeut, që u paraqit në këtë projekt, ka më shumë ngjashmëri me fytyrën e kryeministrit sesa me heroi kombëtar.

Ky diskutim ka shkaktuar një përplasje të mendimeve, me disa komentues që shprehin shqetësimin se figura që është paraqitur nuk pasqyron besnikërisht pamjen e Skënderbeut, por një stil të ngjashëm me atë të Ramës, njofton Klankosova.tv.

Në këtë kontekst, avokati Altin Goxhaj ka theksuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova,  se nuk ka asnjë lidhje mes figurës së Skënderbeut dhe asaj të Ramës, duke shtuar se shumë njerëz mund ta njohin fytyrën e kryeministrit, ndërsa portretet historike të Skënderbeut janë më të vështira për tu identifikuar.

Për disa, ndoshta një mënyrë më e përshtatshme për të përjetësuar Skënderbeun do të ishte përmes elementeve të tjera historike siç është perkrenarja, që mund të pasqyronte më mirë simbolikën e këtij figure kombëtar.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT