Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila gjendet në qendrën e votimit në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj, thotë se procesi i votimit për shkon qetë.
Në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, Hasani thotë se Skenderaj u zgjua qetë, ani pse natën e mbylli furishëm dhe me atmosferë festive, pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, gazetarja Altiana Zogaj zhvilloi një intervistë të shkurtër me Fitim Gashin, menaxherin e qendrës së votimit në shkollën “Shaban Jashari”.
Ai tha se n ë këtë qendër votimi do të hedhin votim mbi 4000 qytetarë me të drejtë vote, derisa shtoi se gjithçka nisi me kohë.
The post Skenderaj e nis të dielën zgjedhore qetë, natën e mbylli me atmosferë festive (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.