E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeSportSkënderaj dhe Partizani triumfojnë në Kupën Pavarësia 2024

Skënderaj dhe Partizani triumfojnë në Kupën Pavarësia 2024

Skënderaj ka dalur fitues në kategorinë e femrave, pasi në finale ka mposhtur ekipin e Partizanit, ndërsa në kategorinë e meshkujve ka triumfuar skuadra e Partizanit, që ka fituar përballë Skënderbeut.

Këto ndeshje kanë përmbyllur edicionin e Kupës Pavarësia 2024, një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, i cili është zhvilluar në Tiranë, ka njoftuar Komiteti Olimpik Shqiptar.

“Në ceremoninë përmbyllëse, Federata ka akorduar urdhëra mirënjohje për mbështetjen e zhvillimit të volejbollit. Të vlerësuar ishin znj. Daulina Osmani, Zv/Ministre për Sportin në Kosovë, znj. Safije Sadiki Shabani, Zv/Ministre për Sportin në Maqedoninë e Veriut, dhe z. Endrit Hoxha, Zv/Ministër për Sportin në Shqipëri”, ka njoftuar KOSH.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT