Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për “mashtrim”, të cilët në emër të ish-komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili është aktualisht në burg, i zhvatën disa qytetarë duke ju kërkuar mijëra euro kinse për ndihma.
E pos për të, para po kërkohen edhe në emër të një eprori tjetër të lartë policisë.
Dy qytetarë kanë deklaruar sot në stacionin policor në Mitrovicë, se përmes Viberit një person është prezantuar si Veton Elshani, i cili është Zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Veriut.
Mashtruesi kishte kërkuar shumën prej 1 mijë eurosh në emër të Elshanit, kinse se e ka një fëmijë të sëmurë dhe se i duhen për shërim.
Fatkeqësisht, njërit prej qytetarëve ka arritur t’ia marrë 1 mijë euro.
Vetë numri dy i policisë në veri e konfirmoi rastin në fjalë për Klankosova.tv.
“Njoftimi është përpiluar në rast që nese është e nevojshme, të informohen qytetarët përmes mjeteve të informimit si preventivë në parandalimin e ndonjë mashtrimi tjetër. Luten qytetarët që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve”, deklaroi ai.
Elshani theksoi se një mesazh i tillë ka shkuar sot edhe tek së paku një qytetar serb në veri të Kosovës.
Lidhur me rastin, për Klankosova.tv ka dhënë detaje edhe Policia.
“Sot me datë 10.09.2025 në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë kanë paraqitur ankesën dy qytetarë ku sipas tyre, përmes Viberit i ka kontaktuar një person i cili është prezantuar si Veton Elshani (zv Komandanti i DRP-Veri). I njëjti (sipas tyre) i kishte kërkuar një shumë prej njëmijë (1000) euro. I dyshuari, shumën e parave i kishte kërkuar si pretekst se e ka një fëmijë të sëmurë dhe i duhen të holla për shërim. Nga dy qytetarët (biznesmenë) nga Mitrovica, i dyshuari ka arritur që njërin nga ta që ta bindë që t’i dërgojë një shumë prej 1000 euro përmes Money Gram në llogarinë 17437638 me destinacion Bosna dhe Hercegovina”.
“I dyshuari kishte kontaktuar përmes dy numrave te telefonit Vib. +387671482137 dhe Vib. +38761880493. Në lidhje me rastin, dy ankuesit janë intervistuar, kurse njësia e hetimeve është duke u marrë me rastin”, thanë nga Policia.
Klan Kosova ka raportuar sot për rastin e ish-komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi. /Klankosova.tv
Mashtrojnë qytetarët, “vjedhin” para në emër të Nexhmi kolonelit (VIDEO)
The post Skema e mashtrimit: Edhe në emër të Veton Elshanit po kërkohen para appeared first on Klan Kosova.