E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/skandali-ne-spanje-vuciqi-ka-humbur-kontrollin-nga-protestat-video/Skandali në Spanjë: Vuçiqi ka humbur kontrollin nga protestat (VIDEO) - Klan...

https://klankosova.tv/skandali-ne-spanje-vuciqi-ka-humbur-kontrollin-nga-protestat-video/Skandali në Spanjë: Vuçiqi ka humbur kontrollin nga protestat (VIDEO) – Klan Kosova

Njësi të ndryshme policore e para policore, në orët e para të së enjtes, ndërhynë brutalisht nëpër rrugë e fakultete të Beogradit.

Tani që janë me urdhër të prerë qysh prej protestës masive kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, të mbajtur të shtunën e 28 qershorit, forcat e rendit kanë shpeshtuar ndërhyrjet ndaj studentëve protestues.

Sipas bilanceve jo zyrtare, dhjetëra persona-protestues kanë përfunduar nën pranga policore , kurse dhjetëra të tjerë kanë përfnduar të lënduar.

Ngjarjet që po cilësohen edhe si gati “luftë qytetare” e mosdëgjueshmëri ndaj pushtetit, këtë të enjte I shtuan ato që po quhen bllokada rrugore , që po bëhen në kryeqytetin serb dhe në qytete tjerë të atij vendi.

Protestuesit po kërkojnë  shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve parlamentare , si dhe përgjegjësi shtetërore për rënien e strehës prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, që mbyti 16 persona më 1 nëntor të vitit 2024.

Vetë presidenti i Serbisë, ka thënë se nuk e plotëson asnjë kërkesë të studentëve protestues dhe se ai pretendon se e ka mbytur atë që e quan tentim “Për revolucion me ngjyra”.

The post Skandali në Spanjë: Vuçiqi ka humbur kontrollin nga protestat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT