Sipas raportimeve nga Corriere della Sera, djali i Andrea Pirlos, legjendës së Milanit dhe Juventusit, është i përfshirë në një rrjet të paligjshëm basteve që ka tronditur futbollin italian.
Skandali, i cili ka çuar në dënime të rënda për futbollistë si Tonali dhe Zaniolo, duket se ka përfshirë edhe të riun Pirlo.
Sipas raportit, Nicolo Fagioli, i cili dyshohet se organizoi bastet e paligjshme, përmes WhatsApp-it zbuloi përfshirjen e të riut Pirlo.
Fagioli thuhet se i tha Marinonit se “Niccolo donte të dilte nga borxhi, por babai i tij mori vesh gjithçka dhe ia bllokoi llogarinë derisa mbushi 18 vjeç. Të kesh 30 mijë euro borxh në moshën 17-vjeçare është shumë e rëndë”.
Hetimet në Itali tregojnë se skandali mund të jetë më i gjerë se sa mendohej fillimisht. Prokuroria e Milanit po heton 12 futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë të Serie A, duke përfshirë emra të njohur si Leandro Paredes, Angel di Maria dhe Weston McKennie, përveç të riut Pirlo.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);