E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/skandal-i-shtetit-ymeri-rryma-po-importohet-por-dogana-po-i-fshin-te-dhenat/Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin...

https://klankosova.tv/skandal-i-shtetit-ymeri-rryma-po-importohet-por-dogana-po-i-fshin-te-dhenat/Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat – Klan Kosova

Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, ka njoftuar se Dogana e Kosovës i ka larguar të dhënat dhe raportimin për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data.

Ymeri tha se energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen dhe sipas saj kjo është një lojë me transparencën dhe me faturat e qytetarëve.

“Energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen.

E kam thënë disa herë në emisione – importi i energjisë në Kosovë është shumë i lartë, cdo ditë mbi 1 milion euro.

Sot të dhënat zyrtare të doganës për periudhën janar -maj 2025 nuk shfaqin asnjë import të deklaruar si energji elektrike. As edhe një.

Kjo është e pamundur.

Vëllau i Madh vëzhgon apo jo, Big Brother aka VV: Ata po na dëgjojnë, po na shikojnë, por ndërkohë po i fshehin të dhënat.

Po luajnë me transparencën, me faturat tona, me të drejtën tonë për ta ditur sa paguajmë e kujt po i shkojnë ato miliona.

Dogana e Kosovës a ju thanë hiqni importin e rrymës mos ta kuptojnë popoulli sa pare ju marrim?

A ju thanë hiqni kodin 2716 edhe u tha u bë.

Pushteti në popull jo por në institucione po shtrihet cep me cep.”

 

 

The post Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT