S’ka zhbllokim: Kuvendi dështon ta zgjedhë nënkryetarin serb, vendi futet në krizë të re

news image

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë nënkryetarin e vet nga pakica serbe të shtunën, pavarësisht se i hodhi në votim nga tri herë të gjithë 10 deputetët serbë, duke e thelluar konstituimin e legjislaturës së re në një krizë të re.

Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha.

Deputeti tjetër nga pakica serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga pakica serbe për ta votuar për nënkryetar.

“Janë ezauruar të gjithë nga komuniteti serb, asnjë nuk u zgjodh në të gjitha tentativat. Ne si Kuvend s’kemi mundësi të vazhdojmë, prandaj me këtë rast, konsideroj që kemi ezauruar pikën e 4-të të rendit të ditës, dhe s’ka mundësi tjetër. Konsideroj që kjo seancë mbyllet”, u tha në seancë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/