E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeS’ka të lënduar nga zjarri në ndërtesën e banimit te Parku i...

S’ka të lënduar nga zjarri në ndërtesën e banimit te Parku i Qytetit

Nuk ka të lënduar nga zjarri i cili përfshiu nga një ndërtesë banimi të Parku i Qytetit në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se olicia dhe zjarrfikësit po merren me rastin.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë”.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet tutje në konfirmim.

The post S’ka të lënduar nga zjarri në ndërtesën e banimit te Parku i Qytetit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT