Rreth orës 21:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Murat Mehmeti” në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana për Klankosova.tv.
Tutje, Pllana tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
The post S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Tophane appeared first on Klan Kosova.