Derisa sot do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës, në emisionin “Ora Shtatë”, u diskutua rreth zgjidhjes së ngërçit politik.
Afërdita Maliqi, Kastriot Sylejmani dhe Sali Rexhaj ishin pesimisitë që edhe sot do të arrihet funksionalizimi i Parlamentit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tyre, afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese nuk do të respektohet nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa shtojnë se pritet edhe një aktgjykim i ri nga kjo gjykatë, pas skadimit të afatit.
Ata thonë se është kreu i partisë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurtit, ai që po shkatërron vendin, dhe deklaruan se VV-së nuk i intereson që të zgjidh këtë bllokadë institucionale.
The post S’ka shpresë që të arrihet konstituimi i Kuvendit as sot (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.