S’ka pritje të gjata në kufi e as kolona

S’ka pritje të gjata në kufi e as kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Pas shumë ditë pritjesh të tejzgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.

Sipas kësaj qendre, pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në orën 19:10.

The post S’ka pritje të gjata në kufi e as kolona appeared first on Klan Kosova.