Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeS’ka para për kujdestari, QKUK: Mbani stafin nën kontroll (VIDEO)

S’ka para për kujdestari, QKUK: Mbani stafin nën kontroll (VIDEO)

S’ka pagesa për kujdestari për stafin shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës deri në rishikimin e buxhetit të shtetit.

Ky njoftim të cilin e ka siguruar Klan Kosova u ka shkuar atyre me anë të një emaili zyrtar, derisa u është kërkuar që situata të menaxhohet deri në mesin e vitit.

Sipas këtij email zyrtar që drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu u’a ka dërguar të gjitha klinikave para 3 dite e të cilën e ka siguruar televizioni, atyre i është bërë me dije, se kujdesatritë dhe shtesat për gjithë stafin shëndetësor nuk do të paguhen deri në rishikimin e buxhetit të shtetit.

Në mes tjerash menaxhmenti i QKUK-së ka kërkuar nga drejtorët e klinikave që ta mbajnë nën-kontrollë stafin si shkak i kësaj situate.

Derisa në këtë njoftim zyrtar u treguan arsyet e qarta për mos pagesën e kujdestarive të muajit shkurt, ku këtij borxhi i është shtuar tashmë edhe marsi.

Krejt këto udhëzime që shkuan në emër të tij e konfirmoi për Klan Kosovën edhe vet drejtori, Mentor Zejnullahu.

Por, sipas tij ky email nuk është në konstekstin negativ e as kërcënues por mirëkuptues.

Derisa zgjidhjen e këtij problem për pagesat e kujdestarive dhe shtesave ky e lidh me rishikimin e buxhetit që mund të ndodhë në prill dhe jo në qershor sic parashihet.

E, kurdo që këto pagesa të ekzekutohen në mënyrë retroactive, mjekët jo zyrtarisht i thanë televizionit se obligimet tatimore do të ju rriten dhe pothuajse të gjitha mjetet financiare për kujdestaritë e mbajtura të një muaji do të ju shkojnë për takas.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT