Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Komunën e Preshevës, në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se politika serbe nuk është e gatshme të kuptojë që në Kosovë ka pasur luftë çlirimtare.
Ai tha se popullata e kupton realitetin në Kosovë, ashtu siç e kuptojnë disa liderë politik, që hapur pranojnë që “Kosova ka dalur nga duart e Serbisë”.
“Janë retorike e rregullt e politikës serbe në Beograd, gjithmonë duke u përpjekur që ta denigrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sigurisht për ushtrinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, as që e përmendin. Dhe në këtë drejtim nuk mund të pritet kurrë nga autoritetet e Beogradit të mos e denigrojnë UÇK-në, për ta gjithçka që është shqiptare është terroriste”, tha Mustafa.
Mustafa tha se deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas arrestimit të Popoviqit për shkak të fjalimit kundër UÇK-së në Rahovec, janë politike, duke shtuar se përpiqet t’iu ik takimeve.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post S’ka më dialog mes Kosovës e Serbisë? Vuçiq del me një paralajmërim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.