E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajme“S'ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni...

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

Në një reagim të fortë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka thënë se nuk ka krizë institucionale në Kosovë, pavarësisht situatës aktuale të bllokimit të institucioneve.

“Në Kosovë kemi njëfarë vakumi kushtetues të cilin mbase nuk do të duhej ta kishim marrë veshë fare”, tha ai, duke shtuar se “nuk kemi krizë sepse institucionet dhe mekanizmat shtetëror funksionojnë, organet e rendit dhe të sigurisë veprojnë, ligjet respektohen e zbatohen anë e mbanë Kosovës nga çdo nivel e tërë kohën”.

Sipas deputetes, zgjedhjet janë mbajtur para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova ende është pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime, duke krijuar një boshllëk institucional.

Ajo theksoi se, për Albinin, nuk ka krizë as politike, as ekonomike, përderisa nuk sheh pasojat e rritjes së çmimit të energjisë dhe të kostos së jetesës.

“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit,” tha deputetja e PDK-së.

Reagimi i plotë:

“S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K.

Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime.

Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës.

Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai.

Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT