E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeS’ka konstituim as pas përpjekjes së 26-të

S’ka konstituim as pas përpjekjes së 26-të

Përpjekja e 26-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses, duke dëshmuar edhe një herë ngërçin institucional në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pse për herë të parë pati një dakordim për hapat e mëtejmë, deputetët nuk arritën ta formojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Propozimi u mbështet nga 53 deputetë, ndërsa një ishte kundër – pamjaftueshëm për të çuar procesin përpara.

Në këtë seancë u ra dakord që Kuvendi të mos mblidhet të premten, për shkak të festës së Bajramit, dhe që vazhdimi të mbahet të enjten, më 5 qershor – vetëm një ditë pas tentativës së fundit të pasuksesshme.

Seanca e nesërme do të jetë përpjekja e 27-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’ka konstituim as pas përpjekjes së 26-të appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT