0 me 0.
Ashtu si nisi ndeshja edhe përfundoj.
Dy gjigantët e futbollit turk Galatasaray dhe Fenerbahçe, sot u ndanë në paqe.
Tifozët e dyja skuadrave, në stadiumin “RAMS Park”, ishin dëshmitarë një ndeshje goxha të forta, ku secila palë pati rastet e veta për të shënuar, por rrjetat nuk u prekën.
Sulmuesit dështuan ta bënë punën e tyre pasi munguan golat.
Pas javës së 24-të, Galata e kryeson renditjen me 64 pikë, e ndjekur pikërisht nga Feneri, që gjendet në vendin e dytë me 58 pikë.
Derbi më i madh i Turqisë u transmetua drejtpërdrejt në platformën më gjigante televizive, Artmotion, në kanalin e 2-të sportiv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>