E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeS'ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare - Klan Kosova

S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare – Klan Kosova

Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë.

Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare.

Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës.

Kështu bën të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:02, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta, transmeton Klankosova.tv

Bazuar në këto të dhëna nuk ka kolona të automjeteve të paraqitura./ Klankosova.tv.

The post S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT