Kritikat ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit janë intensifikuar në prag të votimit të Parlamentit Evropian për raportin mbi situatën në Serbi, derisa Eurodeputeti kroat Tonino Picula ka adresuar me tone të forta mënyrën se si udhëheqja serbe po e trajton marrëdhënien me Bashkimin Evropian dhe ndikimin e politikës së brendshme serbe në këtë proces, raporton Gazeta Sinjali.
“Vuçiç po përdor BE-në si bankomat. Qytetarët serbë janë të ekspozuar ndaj një narrative që favorizon lidhjet vëllazërore dhe miqësore me Pekinin dhe Moskën, ndërsa Perëndimi dhe BE-ja janë demonizuar. Nëse nesër organizohet një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, s’duhet pritur rezultat spektakolar”, tha Picula.
Në një intervistë për portalin kroat Jutarnji list, Picula theksoi se strategjia aktuale e Vuçiçit është e fokusuara në destabilizim, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.
Sipas tij, Vuçiç është duke tentuar të krijojë tensione në veri të Kosovës, por ka konsumuar shumë nga kreditet e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë në vitin 2023, ku u vra një polic i Kosovës.
Eurodeputeti kroat tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e “botës serbe”.
Ai vlerëson se çdo destabilizim i mundshëm në Kosovë tani do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiçit dhe për këtë arsye ai është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe në provokimet ndaj Kroacisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);