E shtunë, 1 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeSjelljet e Dodikut, mobilizojnë NATO-n (VIDEO)

Sjelljet e Dodikut, mobilizojnë NATO-n (VIDEO)

Dënimi me një vit burgim e gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës, për Millorad Dodik ka krijuar situatë të komplikuar në Bosnje e Hercegovinë.

Verdiktit të shkallës së parë të Gjykatës në Sarajevë, ndaj presidentit të entitetit Republika Serbe, për shkak se ai nuk respektoi vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar për Bosnjën, në Banja Llukë, iu përgjigjen rrezikshëm.

Në një veprim të pashoq Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi të enjten ligje që ndalojnë në mënyrë antikushtetuese veprimtarinë e institucioneve gjyqësore dhe hetimore të Bosnje – Hercegovinës në këtë entitet.

Si pasojë e kësaj të premten, Denis Beciroviq, anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, që e kryeson këtë institucion, priti në takim urgjent përfaqësues të shteteve kryesore të botës të akredituar në Sarajevë, sikur dhe NATO-s.

Zyra e tij, njoftoi se aty u pajtuan për mbështetjen e plotë të pavarësisë, sovranitetin, e integritetit territorial të Bosnjes dhe se kanë dhënë paralajmërim se nuk do lejojnë asnjë rrënim të ujdisë së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës në këtë shtet.

Ndryshe, gazeta më e madhe boshnjake “AVAZ”, njoftoi këtë 28  shkurt se më 10 mars, në Bosnjë zbarkon për vizitë bashkë me disa nga njerëzit më të afërt të tij, Mark Rutte sekretar i përgjithshëm i Aleancës Veri Atlantike–NATO.

The post Sjelljet e Dodikut, mobilizojnë NATO-n (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498