“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj

“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Ferizaj, Visa Pajaziti, është tërhequr nga gara.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda LVV-së, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, ata kanë cenuar integritetin dhe etikën e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.

“Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.

Pajaziti, i ka falënderuar të gjithë mbështetësit duke shpresuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë profesionale.

Visar Pajziti, ka bërë të ditur se, pavarësisht tërheqjes nga kandidimi, aktiviteti i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë, duke mbetur anëtar dhe aktivist i përkushtuar i organizatës.

Sipas informacioit që Klankosova.tv, pos tij janë tërhequr edhe tre kandidatë, por që kjo mbetet të konfirmohet.

Klankosova.tv. ka kontaktuar me kryetaren e Qendës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj, e cila e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, ata nuk janë tërhequr. Ata janë aty, por që gjenden jashtë shtetit dhe nuk po kanë mundësi të marrin pjesë takime”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

The post “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.