“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj

“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Ferizaj, Visa Pajaziti, është tërhequr nga gara. Kjo u bë e ditur nga vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Siç njoftoi ai, ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda LVV-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Pajaziti thotë se është cenuar integriteti dhe etika e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.

“Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” ka shkruar ai.

Pos Visar Pajazitit, burimet të Klankosova.tv kanë treguar se janë tërhequr edhe tre kandidatë të tjerë për asamble nga e njëjta parti.

Me të marrë këtë informacion, redaksia ka kontaktuar kryetaren e Qendrës së LVV-së në Ferizaj, Fatbardha Zogajn, e cila e ka mohuar tërheqjen e tyre.

“Jo, ata nuk janë tërhequr. Ata janë aty, por që gjenden jashtë shtetit dhe nuk po kanë mundësi të marrin pjesë takime”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

The post “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.