Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan punimet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Por gjatë kësaj vizite, dyshja u përball me gazetarët e pranishëm.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, pyeti ministrin Vitia në lidhje me mungesën e medikamentit “albumina”, teksa ky i tha se “albumina ka, porse ka pasur vonesa afro tri javore pasi është vonuar sjellja e tyre nga operatori ekonomik”.
Ai theksoi se “çdo vonesë evidentohet e dënohet operatori ekonomik”.
Ndërkaq, reagim të ashpër ndaj kësaj pyetjeje pati kryeministri në detyrë, Kurti.
“Ndërkaq znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, tha Kurti.
The post Sjellje e papranueshme e Albin Kurtit ndaj gazetares së Klan Kosova appeared first on Klan Kosova.