E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Situata nuk është në rregull”- Ramadani flet për qasjen e Qeverisë së...

“Situata nuk është në rregull”- Ramadani flet për qasjen e Qeverisë së Mickoskit ndaj shqiptarëve

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët në “Rubikon” në Klan Kosova tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë qeverinë.

Sipas Ramadanit, heshtja kohore e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese.

“Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e  Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është edhe refleksion i asaj për të cilën ne vendosëm që sot t’i bashkohemi opozitës shqiptare”, tha Ramadani.

Ramadani shton se qysh para pesë ose gjashtë muajsh ka filluar defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post “Situata nuk është në rregull”- Ramadani flet për qasjen e Qeverisë së Mickoskit ndaj shqiptarëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT