Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën aktuale në Lindjen e Mesme.
Sipas deklaratës nga një zëdhënës i 10 Downing Street, dy liderët diskutuan rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, e cila po çon në rritje të kostove në nivel botëror.
“Po ashtu, kryeministri i shprehu presidentit amerikan ngushëllimet për ushtarakët amerikanë që humbën jetën gjatë konfliktit”, shtoi zëdhënësi.
Ndërkohë, Starmer zhvilloi edhe një bisedë me kryeministrin kanadez Mark Carney, ku diskutuan ndikimin që mbyllja e vazhdueshme e ngushticës ka në transportin ndërkombëtar detar.
Dy liderët ranë dakord të vazhdojnë konsultimet për luftën në Lindjen e Mesme në një takim që pritet të zhvillohet të hënën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


