Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.
Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk janë regjistruar viktima apo persona të lënduar.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se janë në terren me Njësitë e Zjarrfikësve duke menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
AME, tutje thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit, ata janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe qytetarët për bashkëpunimin në këto momente kritike. /Klankosova.tv
The post Situata me zjarret në Kosovë mbetet kritike, 80 vatra brenda 6 orëve appeared first on Klan Kosova.