Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra ka folur rreth një incidenti me zjarr që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Në emisionin “Fol me Arin”, Shkodra tha se rreth orës 21:06, Brigada e Zjarrfikësve mori informatë që në rrugën “Isa Kastrati” një ndërtesë ka marrë flakë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Shkodrës, zjarri është lokalizuar shumë shpejt, falë e profesionalizimit të zjarrfikësve.
Ai shtoi se të lënduar nuk ka pasur, pos dëmeve materiale, derisa thotë se ekipet janë ende në vendin e ngjarjes.
Derisa për situatën e zjarreve në Prishtinë, Shkodra tha se nuk është situatë e qetë, pasi sipas tij, me ngritjen e temperaturave po bëhet më e lehtë ndezja e zjarreve.
Shkodra bëri apel për kujdes të qytetarët, pasi sipas tij, po rrezikohet edhe jeta e njerëzve.
The post “Situata me zjarre në Prishtinë, jo e qetë” thotë Shkodra appeared first on Klan Kosova.