E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme‘Situata është duke lëvizur shpejt’, Britania e Madhe mirëpret rënien e regjimit...

‘Situata është duke lëvizur shpejt’, Britania e Madhe mirëpret rënien e regjimit të Asaad-it

Britania e Madhe mirëpret raportet se regjimi i Asaad ka rënë në Siri, tha sot zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

“Qeveria britanike kishte punuar për të evakuuar qytetarët e Britanisë së Madhe përpara se situata të arrinte pikën e krizës”, shtoi Rayner.

Gjatë natës, një ofensivë rebele mori kontrollin e Damaskut, kryeqytetin sirian, dhe presidenti Bashar Assad raportohet të ketë ikur.

“Situata është duke lëvizur shpejt, tha Rayner për BBC në “Sunday With Laura Kuenssberg”, mes raporteve për arratisjen e udhëheqësit sirian.

“Nëse regjimi i Asaad ka rënë, atëherë unë e mirëpres këtë lajm, por ajo që duhet të shohim është një rezolutë politike në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha ajo, shkruan balkanweb.al. “Ne duhet të shohim civilët dhe infrastrukturën të mbrojtur, shumë njerëz kanë humbur jetën, ne kemi nevojë për stabilitet në atë rajon”, theksoi Rayner.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT