Pronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, ka kërkuar durim dhe besim ndaj projektit të trajnerit Ruben Amorim, pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit nga “Djajtë e Kuq”.
Ai ka bërë krahasime me situata të ngjashme nga e kaluara, duke theksuar se ndërtimi i një skuadre fituese kërkon kohë.
Ratcliffe kujtoi se edhe legjenda Sir Alex Ferguson ishte nën presion në vitet e tij të para në Old Trafford, por klubi tregoi durim dhe më pas u shpërblye me një epokë suksesi të paprecedentë.
“Më kujtohen presionet që kërkonin shkarkimin e Sir Alex Ferguson në dy vitet e tij të para”, tha Ratcliffe.
“Shikoni edhe Mikel Artetën me Arsenalin, ai u përball me një periudhë të vështirë në dy vitet e para. Duhet të jemi të duruar dhe t’i shohim rezultatet në planin afatgjatë”.
2024/11/amorim-6.jpg telegrafi.com
Me këto fjalë, pronari britanik i dha fund zërave që qarkullonin për një shkarkim të mundshëm të Amorimit, duke konfirmuar se Manchester United nuk ka asnjë plan për ta larguar trajnerin portugez, ndërsa synon të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm për të ardhmen.
Pas shtatë xhirove në Ligën Premier, Man Utd zë vendin e 10-të me 10 pikë ku ka marrë tre fitore, një barazim dhe tre humbje. /Telegrafi/