Sir Elton John habiti mjekun me një kërkesë të pazakontë para operacionit të gjunjëve

Sir Elton John habiti mjekun me një kërkesë të pazakontë para operacionit të gjunjëve

Sir Elton John ka zbuluar se si e la të habitur mjekun e tij me një kërkesë të çuditshme përpara se t’i nënshtrohej një operacioni.

Muzikanti, 78 vjeç, ka zëvendësuar të dy gjunjët në vitet e fundit, si dhe i është nënshtruar një operacioni në ijën e djathtë pas një rrëzimi, që e detyroi të shtyjë turneun e tij të lamtumirës në vitin 2021.


Duke folur në dokumentarin e tij “Touched By Gold”, ai shpjegoi se si e ktheu kapakun e vjetër të gjurit në një copë bizhuterie me ndihmën e dizajnerit Theo Fennell.

Së bashku me Theon, Elton diskutoi procesin dhe pranoi se varësja duket pak si një “artefakt i lashtë nga Egjipti”.

Ai shpjegoi: “Kur më hoqën kapakët e gjunjëve, fillimisht të majtin e pastaj të djathtin, i kërkova kirurgut tim nëse mund t’i mbaja, gjë që e habiti shumë”.

“Na u desh t’i pjekim për t’i tharë,” shtoi Theo. “Pastaj bëhen si gurë (pumice), janë shumë porozë, kështu që na u desh t’i lyejmë me acetat dhe pastaj t’i lustrojmë”.

Elton vazhdoi: “Kirurgu im më tha që ishin gjunjët më të këqij që kishte operuar ndonjëherë. Ajo vrima ishte në fakt në kapakun e gjurit tim. Duket pak si një artefakt i lashtë nga Egjipti”.

Theo zbuloi se kishte gdhendur fjalët “Nuk do t’i përulem më askujt” në pjesën e pasme, dhe pastaj bëri shaka: “Gjë që natyrisht nuk mund ta bësh kur të mungon një kapak gjuri”.