Vetëm pak ditë na ndajnë nga konferenca më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në rajon, Expand to US & AI Conference 2025, e cila do të mbahet këtë të enjte, më 16 tetor, në Klan Arena, Prishtinë.
Konferenca do të mbledhë në një skenë sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë nga mbarë bota, së bashku me liderë ndërkombëtarë nga Google dhe City of Miami, për të diskutuar se si inteligjenca artificiale (AI) po transformon arsimin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik.
E organizuar nga Creative Hub Kosovo, konferenca shërben si një urë lidhëse midis komunitetit të biznesit shqiptar dhe ekosistemit të inovacionit në SHBA, duke treguar sesi AI mund të përdoret për të ndërtuar biznese konkurruese në tregun global.
Dita do të hapet me fjalimin zyrtar të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, pasuar nga sesioni “AI në Qeverisje – Ndërtimi i së Ardhmes Digjitale të Kosovës”, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, Kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj dhe Keith Carswell, Drejtor për Zhvillim Ekonomik & Inovacion, City of Miami, i moderuar nga Arijana Koskarova, Bashkëthemeluese e Creative Hub Kosovo.
Agjenda finale e Expand to US & AI Conference 2025.
Pikat kryesore të agjendës
Fireside Chat: “Operational Excellence in the Age of AI” (11:15 – 11:35)
Moderuar nga Teuta Sahatqija, Themeluese e Women in Tech Kosovo
Me Ardian Hasa, Anëtar i Bordit të Drejtorëve, NLB Banka, diskutimi do të trajtojë se si AI po ndryshon mënyrën e vendimmarrjes dhe menaxhimit të performancës së bizneseve.
Paneli: “Smarter Ways of Leading Teams” (14:05 – 14:50)
Moderuar nga Anita Kosumi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, Hilton Prishtina
Me liderë të njohur të bizneseve shqiptare, Labinot Bytyqi (HelloCare.ai), Arianit Fazliu (Kutia) dhe Astrit Dibrani (CloudAstro), të cilët do të ndajnë praktikat më të mira të drejtimit të ekipeve në epokën e AI.
Fjalim: “Roli i Kosovës në Ekonominë Globale të Teknologjisë & AI” (15:00 – 15:30)
Ligjëruar nga Visar Ramajli, Bashkëpronar & Partner Menaxhues, KIVO L.L.C.
Një perspektivë mbi mënyrën se si kompanitë shqiptare mund të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në tregjet ndërkombëtare përmes inovacionit.
Paneli: “AI në Analitikë – Fuqia e Vendimeve më Inteligjente” (15:30 – 16:00)Moderuar nga Bojan Koskarov, CEO i Creative Hub Kosovo.Me Shkumbin Halabaku (IPKO) dhe Lavdrim Recica (Gjirafa Inc.), që do të diskutojnë sesi të dhënat dhe AI po fuqizojnë vendimmarrjen në biznes. Workshop: “AI në Menaxhimin e Projekteve” (16:00 – 16:30)- Udhëhequr nga Arber Berisha, Project Manager në Native Teams, me shembuj praktikë për integrimin e AI në menaxhimin e përditshëm të projekteve.
Një ndër pikët kulminante të ditës do të jetë fjalimi i Renatto Garro, CTO në Google, me temën “Building AI Agents: How to Automate Your Business.” “Po bashkojmë dy botë – lidershipin e inovacionit nga Miami dhe Google me shpirtin sipërmarrës të komunitetit shqiptar,” tha Arijana Koskarova, Themeluese & CEO e Creative Hub Academy. “Ky event është një festë e gjeneratës së re të sipërmarrësve shqiptarë që po përdorin AI për t’u zgjeruar globalisht.”
Këtë vit konferenca mirëpret edhe NLB Bank si Premium Sponsor, duke theksuar mbështetjen e sektorit bankar për zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe inovacionit në Kosovë.
Ngjarja do të përmbyllet me Networking Happy Hour, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të lidhen me folësit, investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Biletat e fundit janë në dispozicion këtu: www.creativehubkos.com/ai-conference