E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSindikata e RTK-së thërret punëtorët të protestojnë nesër nga ora 11:00

Sindikata e RTK-së thërret punëtorët të protestojnë nesër nga ora 11:00

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka thirrur punëtorët e transmetuesit publik që të mërkurën, me fillim nga ora 11:00, të dalin në protestë para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë është thirrur për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.

“Nesër, më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës. Ora: 11:00. Vendi: Para Kuvendit të Kosovës”, thuhet në thirrjen e SPERTK.

Më tej, Sindikata kërkoi që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.

“Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara. Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta”, u tha në thirrjen e SPERTK për protestë. /Klankosova.tv

The post Sindikata e RTK-së thërret punëtorët të protestojnë nesër nga ora 11:00 appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT