Gjatë protestës së punëtorëve të KOSTT-it, Nexhat Llumnica nga sindikata ka theksuar shqetësimet lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve bazë si ushqimi, barnat dhe karburantet, ndërsa pagat në sektorin energjetik nuk kanë pësuar ndryshim.
“Çmimet janë rritur për çdo gjë, por pagat tona kanë mbetur të njëjta. Kjo po e vështirëson jetën e punëtorëve dhe familjeve të tyre, transmeton Klankosova.tv.
Punëtorët e KOSTT-it po kërkojnë rritje pagash përballë inflacionit të lartë dhe kostos së shtuar të jetesës, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
The post Sindikalisti Llumnica: Pagat në sektorin energjetik mbeten të njëjta, çmimet rriten çdo ditë appeared first on Klan Kosova.