Simptomat e një sëmundjeje misterioze që ka përfshirë Republikën Demokratike të Kongos janë zbuluar.
Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur dhe ka 419 raste të regjistruara që kur tre rastet e para u raportuan në qytetin e Boloko më 21 janar.
Tre fëmijë nën moshën pesë vjeç u sëmurën pasi hëngrën një lakuriq nate, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ata vdiqën brenda 48 orëve.
Ky interval i shkurtër midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes është përshkruar si âvërtet shqetësuesâ nga Serge Ngalebato, drejtor mjekësor i spitalit Bikoro. Zyrtarët lokalë të shëndetit thanë më parë se tre vajzat vuanin nga një sëmundje âsi hemorragjikeâ me simptoma të etheve dhe të vjellave që çuan në gjakderdhje të madhe të brendshme.
Por raporti më i fundit i departamentit të shëndetësisë zbuloi se vajzat vuanin gjithashtu nga diarreja dhe lodhja. Simptoma të tjera të zbuluara në raport përfshijnë dhimbje në qafë dhe nyje, djersitje dhe gulçim. Ata nën 59 vjeç po përjetonin etje të fortë, ndërsa fëmijët âqanin së tepërmiâ, shtoi raporti.
Përhapja është përshkruar si shqetësuese nga mjekët, me frikën se mund të jetë me rëndësi për pjesën tjetër të botës, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk dihet nëse një sëmundje tjetër e njohur qëndron pas shpërthimit të fundit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>