E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_img
HomeShëndetësiSimpoziumi shkencor i asociacionit të psikiatrëve të Kosovës, diskuton për dhunën në...

Simpoziumi shkencor i asociacionit të psikiatrëve të Kosovës, diskuton për dhunën në familje – Indeksonline.net

Në muajin e promovimit të shëndetit mendor dhe ditën ndërkombëtare të familjes, Asociacioni i Psikiatrëve të Kosovës organizoi me sukses simpoziumin shkencor me temën “Dhuna në Familje – Qasje ndërdisiplinare dhe roli i profesionistëve të shëndetit mendor”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës së psikiatrisë, psikologjisë, mjekësisë familjare,  dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante.

Simpoziumi pati për qëllim thellimin e diskutimit dhe analizës mbi sfidat që paraqet dhuna në familje në kontekstin e gjërë social dhe të shëndetit mendor, si dhe rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe bashkëpunuese ndërmjet profesionistëve të fushave të ndryshme.

Gjatë punimeve të simpoziumit u theksua:

• Nevoja për ndërhyrje të hershme dhe diagnostikim të saktë të ndikimit të dhunës në shëndetin mendor të viktimave.

• Roli i profesionistëve të shëndetit mendor në identifikimin e shkaqeve të dhunës familjare, që është në rritje vitet e fundit në shoqërinë Kosovare.

 • Bashkëpunimi ndërdisiplinar si domosdoshmëri për ofrimin e një qasjeje holistike dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni.

• Nevoja për politika të reja dhe përforcim të mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Asociacioni i Psikiatrëve të Kosovës mbetet i përkushtuar në promovimin e shëndetit mendor dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për adresimin efektiv të dhunës në Familje, dhe thekson se:

INVESTIMI NË SHËNDET MENDOR ËSHTË EDHE INVESTIM NË SIGURINË SHOQËRORE.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT