Konstituimi i kuvendit të Kosovës, ka ngecur sërish tek emërimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, meqë i propozuari i Listës Serbe, Slavko Simiq nuk po arrin shumicën.
Por, Klan Kosova gjen se në vitin 2021, Slavko Simiqi i Listës Serbe ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 91 vota, në një votim të përbashkët me një tjetër kandidat, me prezencën e 113 deputetëve në sallë të seancës konstituive asokohe.
Partitë parlamentare, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen, e votuan atëherë pa asnjë hezitim Slavko Simiqin për nënkryetar kuvendi, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë sot, e njëjta Vetëvendosje po e kundërshton atë dhe insiston në Nenad Rashiqin, një kontradiktë që tregon mungesë koherence politike, madje duke thelluar tutje ngërçin institucional.
”Konstatoj se me 91 vota për, 6 kundër dhe 10 vota abstenim, u zgjodhën dy nënkryetarët, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitet e tjera pakicë”, shprehej kryesuesi i seancës.
Më 2021, nga radhët e komunitetit serb, për nënkryetar ishte zgjedhur deputeti Slavko Simiq, ndërsa nga radhët e komuniteteve të tjera jo shumicë, ishte zgjedhur deputeti, Bekim Arifi.
The post Simiqi më 2021-ën u zgjodh nënkryetar kuvendi me 91 vota, përfshirë ato të Vetëvendosjes appeared first on Klan Kosova.