E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeSportSimeone vlerëson Realin, por sheh shansin për Atleticon

Simeone vlerëson Realin, por sheh shansin për Atleticon

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e ka vlerësuar historinë e jashtëzakonshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por ka theksuar se skuadra e tij ka një mundësi të madhe përpara ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ve.

“Historia e Real Madridit në Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme… por ne kemi një mundësi të madhe,” tha Simeone për fituesin e 14-fishtë të kësaj gare.

Atletico Madrid do të përballet me rivalët e qytetit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë, në një përballje që pritet të jetë shumë e fortë për të dyja skuadrat.

Simeone shprehu besimin se ekipi i tij mund të shkruajë historinë e vet në këtë përballje.

The post Simeone vlerëson Realin, por sheh shansin për Atleticon appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498