Liverpooli ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Atletico Madrid me rezultat 3-2, në një fund dramatik.
Fundi i ndeshjes në Anfield ka qenë dramatik, përveç brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.
Pas golit të Van Dijk për 3-2, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka shpërthyer duke u përplasur me tifozët të cilët e provokonin.
Trajneri argjentinas iu vërsul tifozëve, derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për ta larguar atë.
Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor ta ndëshkojë teknikun argjentinas me karton të kuq, i cili nuk ka të drejtë të merret me tifozët përkundër provokimeve që mund të marrë.
Gjithsesi Atletico Madrid humbi ndeshjen, derisa Diego Simeone do ta humbas edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/