Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ishin në “San Siro” dhe ndoqën nga afër kapitenin Berat Gjimshiti në ndeshjen Milan-Atalanta.
Pak ditë më parë trajneri Silvinjo ishte në Porto ku ndoqi Enea Mihajn te Famalicao, ndërkohë që turi për të parë lojtarë të ndryshëm të Kombëtares do të vazhdojë.
Shqipëria në qershor do të luaj ndaj Serbisë dhe Latvisë në ndeshjet kualifikuese për Botëror dhe trajneri brazilian është i interesuar të shoh nga afër formën e lojtarëve të tij./Indeksonline/