Biseduam me Filip Siljanovski, drejtor i përgjithshëm i Ingram Micro për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, për pikat kryesore të ngjarjes, rolin strategjik të IA në biznesin modern, sfidat e sigurisë kibernetike, si dhe për pritshmëritë për rajonin në vitin 2026, kur konferenca do të shënojë edicionin jubilar të pestë.
Ingram & Vendors Networking #4 në Ohër mblodhi elitën e IT-së nga rajoni. Cila ishte mesazhi kryesor i këtij edicioni?
Siljanovski: Këtë vit dërguam një mesazh të qartë: inteligjenca artificiale nuk është më një koncept teorik, por një pjesë e funksionimit real të kompanive. Ajo tashmë është e integruar në proceset e përditshme – jo për eksperimentim, por për optimizim, automatizim dhe parashikim. Qëllimi ynë ishte t’u ofrojmë partnerëve dhe klientëve zgjidhje konkrete, mjete dhe shembuj se si të transformojnë strategjinë e tyre IT në një model funksional që sjell rezultate.
Të gjithë folësit e trajtuan temën e sigurisë kibernetike. Si e shihni këtë çështje?
Siljanovski: Siguria nuk është më vetëm një sistem mbrojtës. Siç tha përfaqësuesi i Cisco, sot bëhet fjalë për një arkitekturë inteligjente që parashikon dhe reagon në kohë reale. Inteligjenca artificiale lejon analizë të vazhdueshme të kërcënimeve, me veprim automatik – përfshirë mikro-segmentim dhe politika të Zero Trust. Check Point, për shembull, prezantoi platformën e vet për menaxhim të jashtëm të rrezikut – Infinity ERM, si një mjet që ofron mbrojtje parandaluese bazuar në vizibilitetin e jashtëm.
Njëri nga partnerët foli për IA gjenerative si “një mundësi që vjen një herë në një brez.” A janë kompanitë të gatshme për këtë?
Siljanovski: Pikërisht për këtë i organizojmë këto konferenca. Dell prezantoi zgjidhje konkrete për përdorimin e IA sot në zinxhirin e furnizimit, në asistentët e shitjes dhe në kodim. Ajo që duhet të kuptohet është se IA nuk është vetëm për kompanitë e mëdha me buxhete të mëdha. Me strategjinë e duhur, të dhëna të sakta dhe infrastrukturë të përshtatshme, çdo organizatë mund ta shfrytëzojë. Roli ynë si Ingram Micro është të kapërcejmë hendekun midis inovacionit dhe zbatimit real.
Veeam dhe IBM folën për mbrojtjen e të dhënave dhe transformimin e brendshëm digjital. Cili është roli i këtyre segmenteve?
Siljanovski: Pa një bazë të dhënash të qëndrueshme, nuk ka inteligjencë artificiale. Veeam prezantoi pajisjen e re softuerike që lejon kopje rezervë të shpejta, të sigurta dhe të automatizuara, sidomos për infrastrukturat hibride. Ndërsa IBM tregoi çfarë do të thotë transformim i brendshëm – koncepti i tyre Client Zero ishte një inspirim i vërtetëpër të gjithë që duan të shohin produktivitetin që bazohet në automatizim dhe analizë. Këto shembuj treguan qartë se të dhënat nuk janë vetëm një resurs IT – ato janë element kyç në vendimmarrjen e biznesit.
VMware foli për Cloud privat dhe AI privat. Si e pozicionon veten Ingram Micro në këto trende?
Siljanovski: VMware by Broadcom tregoi se Cloud privat nuk është më alternativë – por një platformë strategjike për siguri, kontroll dhe optimizim. Cloud Foundation 9.0 është shembulli konkret si integrohen përpunimi, ruajtja, rrjetëzimi, automatizimi dhe siguria në një mjedis të vetëm. Kjo përputhet në mënyrë të përsosur me vizionin e Ingram Micro: të ofrojmë zgjidhje të plota – nga infrastruktura deri te aplikacionet, nga cloud-i deri te edge-i. Punojmë me prodhuesit më të mirë për t’u ofruar partnerëve arkitekturë të konsoliduar dhe të shkallëzueshme, të bazuar në nevoja reale.
Si ishte reagimi i pjesëmarrësve në edicionin e katërt?
Siljanovski: Përshtypjet ishin shumë pozitive – si për përmbajtjen, për prakticitetin, ashtu edhe për kontaktet e reja. Pjesëmarrësit e vlerësuan faktin që morën një pamje të drejtpërdrejtë të tendencave teknologjike globale, të përshtatura për rajonin tonë. Ajo që mësuam këtë vit është se tregu është gati – mjafton mbështetja dhe vizioni i duhur.Këtë vit u mbajt edicioni i katërt. Çfarë të presim në vitin 2026?
Siljanovski: Viti 2026 do të jetë edicioni jubilar – 5 vjet nga Ingram & Vendors Networking dhe duam ta bëjmë akoma më eksploziv dhe interaktiv. Qëllimi ynë është të tejkalojmë konceptin klasik të një konference dhe të ofrojmë një përvojë të gjallë, që lidh trendet teknologjike me proceset reale të biznesit.
Pritni një fokus më të madh në integrimin e teknologjisë në industritë konkrete dhe më shumë ndërveprim mes partnerëve, klientëve dhe prodhuesve. Përgatitjet tashmë kanë filluar dhe mund të them se ambiciet janë serioze – për të vendosur standarde të reja për konferencat teknologjike në rajon.
Do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë platformë së bashku me partnerët tanë të besuar, me qëllim të edukojmë klientët tanë që e bëjnë këtë komunitet më të fortë.
Faleminderim i madh për të gjithë vendorët – veçanërisht Cisco, Check Point, VMware by Broadcom, Dell Technologies, Veeam dhe IBM, të cilët e mbështetën këtë edicion. Pa ta, nuk do ta kishim këtë cilësi të përmbajtjes, vizionit dhe ndikimit.