Roma është skuadra më në formë në futbollin evropian. Ranieri ka arritur serinë prej 18 ndeshjesh pa humbje.
Nga skuadra që luftonte për mbijetesë, Roma tani po lufton për një vend që siguron Ligën e Kampionëve.
Roma këtë vit kalendarik ka arritur të sigurojë 37 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër në Serie-n A. Interi e Napoli kanë fituar 30 pikë, ndërsa Bolonja 29 pikë./Indeksonline/