Gjatë ceremonisë së ndërrimit të Komandës së KFOR-it në Kosovë, ku komandanti i deritashëm, Enrico Barduani, ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Ozkan Ulutash, kryeparlamentari Dimal Basha u përball me një situatë të pakëndshme.
Atij iu desh më shumë se një minutë për të gjetur karrigen ku do të ulej.
Lidhur me këtë, opinionisti Labinot Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se vet profili i kryetarit të kuvendit nuk është bindës.
“Vetë profili i Dimalit nuk është bindës, dhe mendoj se arsyeja pse është krijuar kjo situatë është simptomë e paqartësive që po i krijon Gjykata Kushtetuese”, tha Balaj. /Klankosova.tv
The post Sikleti i Dimal Bashës në eventin e KFOR-it-Balaj: Profili i Dimalit nuk është bindës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.