Siguria në Kosovë e rajon, vlerësohet lart roli i Britanisë

Siguria në Kosovë e rajon, vlerësohet lart roli i Britanisë

Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO, Gjenerallejtnant, Sir Ian Cave.

Në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu u theksua roli i KFOR-it në rritjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e një dialogu politik konstruktiv, transmeton Klankosova.tv.

“Gjeneral Ulutash shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

The post Siguria në Kosovë e rajon, vlerësohet lart roli i Britanisë appeared first on Klan Kosova.