E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/siguria-e-gazetareve-vazhdon-te-jete-e-brishte-thote-agk-ja/Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja - Klan...

https://klankosova.tv/siguria-e-gazetareve-vazhdon-te-jete-e-brishte-thote-agk-ja/Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja – Klan Kosova

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një tryezë diskutimi ku prezantoi të gjeturat më të fundit nga monitorimi i gjuhës së urrejtjes në media dhe treguesit për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të AGK-së, theksoi se siguria e gazetarëve mbetet e brishtë, me një rritje të rasteve të sulmeve dhe presioneve sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Ai theksoi se raporti përfshinë për herë të parë periudhën prill-qershor 2025 dhe është hartuar në bashkëpunim me UNMIK-un, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë gjithë vitit ne monitorojmë raste të sulmeve ndaj gazetarëve për të ardhur në përfundim se në çfarë niveli respektohet liria e mediave dhe si është siguria e gazetarëve. Për herë të parë një raport monitorimi për periudhat prill-qershor 2025 për gjuhën e urrejtjes në mediat e Kosovës, raportimet e mediave në gjuhën shqipe dhe serbe në bashkëpunim me UNMIK-un. Në përgjithësi siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të sulmohen në forma të ndryshme. Gjetjet janë të vitit 2024, kur kanë vazhduar sulmet e gazetarëve. Numri i rasteve ka vazhduar të rritet nga viti në vit, ndërhyrjet në punën e gazetarëve janë të ndryshme. Presionet në forma të ndryshme të sulmeve ndaj gazetarëve edhe në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, sidomos në kohën e fushatës zgjedhore, kanë qenë të shtuara nga akterët e ndryshëm, kryesisht nga partia politike në pushtet VV-ja e qeverisjes së kaluar”, theksoi Xhema.

Ndërkohë, zyrtari ligjor i AGK-së, Yll Zekaj, tha se korniza ligjore në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare, por sfida kryesore mbetet zbatimi jo i barabartë dhe me vonesa.

Ai nënvizoi mungesën e dispozitave që mundësojnë identifikimin dhe largimin e hershëm të padive të pabazuara ndaj gazetarëve.

“Ky raport, ashtu si raportet e viteve të tjera, kanë treguar që gazetari në Kosovë nuk ka mungesë të një kornize ligjore; ajo plotëson standardet ndërkombëtare. Lirinë e shprehjes e kemi të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës përmes të zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Gjykatat tona, në çdo rast kur kemi raste për shpifje apo hyrje, e zbatojnë drejtpërdrejt Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo garanton që gazetari të ketë një kornizë solide, përkatësisht të bazuar në standardet ndërkombëtare. Ajo çka është karakterizuar në këtë raport është mungesa e zbatimit të kësaj kornize ligjore, ndonjëherë me vonesa dhe ndonjëherë në mënyrë selektive. Edhe pse ligji civil kundrejt shpifjes dhe fyerjes i përmbush standardet ndërkombëtare, për shkak se i njëjti e lejon lirinë e shprehjes, prapë nuk ekziston një dispozitë ku mund të bëjmë një preventivë të hershme apo hedhje të padive të hershme – dispozitë që nuk ekziston në një ligj të tillë, ku paditë identifikohen në mënyrë të hershme”, shtoi Zekaj.

The post Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT