E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizSi u shkaktua zjarri te Tregu i Gjelbër? Dyshimet e para

Si u shkaktua zjarri te Tregu i Gjelbër? Dyshimet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Tregun e Gjelbër në Prishtinë shpërtheu zjarr.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmuan si policia, ashtu edhe zjarrfikësit.

Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve tha se në këtë zjarr u përfshinë gjashtë lokale, ndërsa nga ana tjetër, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i këtij zjarri.

“Në ora 05:45, është pranuar informatë për zjarr në lokale të Tregut të Gjelbër. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes . Me të arritur, është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale. Është bërë prerja e shpërhapjes së zjarrit dhe për një kohë të shkurt është vendosur nën kontroll. Aktualisht jemi në eliminimin e tërësishëm të zjarrit”, tha Gashi.

Ndërsa Ahmeti tha se “sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

Por, burime të Klanit bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol e gaztit nga kafiteritë pranë lagjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498