“Si të ishim me 10 lojtarë”, Xabi Alonso e komenton fitoren ndaj Espanyolit

“Si të ishim me 10 lojtarë”, Xabi Alonso e komenton fitoren ndaj Espanyolit

Real Madrid vazhdon marshimin perfekt në La Liga me pesë fitore në po aq ndeshje, duke kryesuar tabelën pas triumfit ndaj Espanyolit.

Megjithatë, trajneri Xabi Alonso ndjeu se skuadra e tij mund të kishte bërë më shumë në aspektin ofensiv. Sipas teknikut spanjoll, Reali duhet t’i konkretizojë më mirë rastet si dhe të krijojë më shumë aksione.


“Ishte një paraqitje serioze. Ndoshta na mungoi pak më shumë shkëlqim në të tretën e fundit të fushës”.

“Duhej të kishim krijuar më shumë raste, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe duhet të vazhdojmë të rritemi”.

“Ishte një fitore e mirë, jo shumë argëtuese, por e mirë. Nuk ishim në situata të vështira, si kur luan me një lojtar më pak”.

Me këtë ecuri të shkëlqyer, Real Madrid po konfirmohet si skuadra më në formë e kampionatit spanjoll deri tani./Telegrafi/